Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe MPB organizuan takim me kryetarët e Komunave të Kosovës

Slobodan Petrovic: Menaxhimi i qëndrueshëm efikas, transparent dhe jo-diskriminues i pronës së paluajtshme komunale është i një rëndësie të veçantë për Organet Komunale, veçanërisht për qytetarët e saj

23 mars 2012, Prishtinë

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe  Ministria e Punëve të Brendshme u mbajt  takimi i  përbashkët  me Kryetarët e  Komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me Udhëzimet administrative që rregullojnë pushtetin lokal në Kosovë.

Prona e paluajtshme komunale është aset i rëndësishëm i komunës dhe dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës ndikon në lehtësimin e ushtrimit të kompetencave komunale si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic gjatë takimit më kryetarët e Komunave.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se organet Komunale me rastin e dhënies së pronës së paluajtshme publike komunale duhet ti përmbahet hollësisht parimeve kyçe, që kanë të bëjnë me garantimin e interesit publik” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

“Menaxhimi i qëndrueshëm efikas, transparent dhe jo-diskriminues i pronës së paluajtshme komunale është i një rëndësie të veçantë për Organet Komunale, veçanërisht për qytetarët e saj” thekoi z. Petrovic.

Duke ju referuar problemeve me të cilat përballen komunat në menaxhimin e pronës së paluajtshme komunale, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se  ky proces është sfidues për autoritetet komunale, në të gjitha shtetet  e rajonit që janë apo kanë kaluar fazën transitore përfshirë edhe Kosovën.

Në takimin me kryetarët e komunave u diskutua edhe për ligjin për Tregun e Brendshëm dhe funksionimin e Zyrave për regjistrim të Bizneseve nëpër Komuna, me ç’rast Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari, diskutoi me kryetarët e komunave  lidhur me problemet  që po ballafaqohen komunat në këtë drejtim dhe ofroi sqarimet për kryetarët rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi diskutoi me kryetarët e komunave për rolin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi dhe funksionimin e tyre dhe për mënyrën e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.  

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors