Slobodan Petrovic: Menaxhimi i qëndrueshëm efikas, transparent dhe jo-diskriminues i pronës së paluajtshme komunale është i një rëndësie të veçantë për Organet Komunale, veçanërisht për qytetarët e saj
23 mars 2012, Prishtinë
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me Udhëzimet administrative që rregullojnë pushtetin lokal në Kosovë.
Prona e paluajtshme komunale është aset i rëndësishëm i komunës dhe dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës ndikon në lehtësimin e ushtrimit të kompetencave komunale si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic gjatë takimit më kryetarët e Komunave.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se organet Komunale me rastin e dhënies së pronës së paluajtshme publike komunale duhet ti përmbahet hollësisht parimeve kyçe, që kanë të bëjnë me garantimin e interesit publik” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
“Menaxhimi i qëndrueshëm efikas, transparent dhe jo-diskriminues i pronës së paluajtshme komunale është i një rëndësie të veçantë për Organet Komunale, veçanërisht për qytetarët e saj” thekoi z. Petrovic.
Duke ju referuar problemeve me të cilat përballen komunat në menaxhimin e pronës së paluajtshme komunale, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se ky proces është sfidues për autoritetet komunale, në të gjitha shtetet e rajonit që janë apo kanë kaluar fazën transitore përfshirë edhe Kosovën.
Në takimin me kryetarët e komunave u diskutua edhe për ligjin për Tregun e Brendshëm dhe funksionimin e Zyrave për regjistrim të Bizneseve nëpër Komuna, me ç’rast Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari, diskutoi me kryetarët e komunave lidhur me problemet që po ballafaqohen komunat në këtë drejtim dhe ofroi sqarimet për kryetarët rreth kësaj çështjeje.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi diskutoi me kryetarët e komunave për rolin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi dhe funksionimin e tyre dhe për mënyrën e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.