MAPL dhe MZHR nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic dhe ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR) Rasim Demiri, kanë nënshkruar Marrëveshjen për transferimin e përgjegjësive, detyrave, personelit dhe të pasurisë.

Me marrëveshje është theksuar se transferimi do të bëhet në harmoni me ndarjen e përgjegjësive sipas Rregullores qeveritare  (RQK) nr. 06/2017, bartjen e shërbyesve civil, përkatësisht Departamentit për Zhvillim Rajonal nga MAPL-ja, në MZHR,  detyrave dhe përgjegjësive të parashikuara me planin vjetor të punës së MAPL-së, si dhe pasurisë – inventarit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.