MAPL dhe OSBE mbajtën takimin me temë ”Forumi Lokal i Grave për Qeverisje”

28 mars 2018, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Bashkëpunim me OSBE-në mbajtën takimin e përbashkët me temën ”Forumi Lokal i Grave për Qeverisje”. Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi i rolit të gruas në qeverisjen lokale dhe në vendimmarrje. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj paraqiti gjendjen e përfaqësimit gjinor në komuna, dhe veprimet që ka ndërmarrë MAPL për sa i përketë barazisë gjinore në komitetet Obligative të Komunave. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, përfaqësuese nga Komunat, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.