Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe UNDP organizojnë trajnimin për Integrimet Evropiane për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në,  kanë filluar realizimin e  programit të trajnimit pesëditor  për  integrime evropiane,  për zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane dhe zyrtarët e MAPL-së. 4 prill 2016, Pejë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në,  kanë filluar realizimin e  programit të trajnimit pesëditor  për  integrime evropiane,  për zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane dhe zyrtarët e MAPL-së.

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj  prezantoi fillimin e programit të trajnimeve për zyrtarët komunal për integrime evropiane lidhur me proceset integruese në Bashkimin Evropian duke theksuar se avancimi i demokracisë lokale si dhe rritja e kualitetit të shërbimeve komunale në përputhje me standardet evropiane është  përkushtimi kryesor i ministrisë gjatë kësaj periudhe dhe se MAPL, në vazhdimësi ka bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet me akteret vendor dhe ndërkombëtarë  në Kosovë, në mënyrë që të arrihet progres i dëshiruar në zbatimin e kritereve të përcaktuara nga BE.

“Ky trajnim do të ndikojë dukshëm që në të ardhmen institucionet e vendit të ndërmarrin hapat e duhur të forcimit të kapaciteteve institucionale të komunave, në përputhje të plotë me standardet, direktivat dhe rregulloret e BE-së”,  tha zëvendësministri Gecaj.

Ndërkaq, znj. Virgjina Dumnica , Analiste e Programit për Sundimin e Ligjit nga UNDP-ja, tha se komunat kanë rol kyç në zhvillimin e integrimeve evropiane në nivel lokal andaj  UNDP-ja,  do të vazhdojë përkrahjen për komunat  në këtë drejtim, ndërsa ky trajnim është një rast i mirë që së bashku me ekspertët të shkëmbehen  përvojat më të mira rreth zbatimit të MSA-s, nga se komunat kanë rol kyç në zhvillimin e integrimeve evropiane në nivel lokal.

Në programin e trajnimit për integrimeve evropiane po marrin pjese  32 zyrtarë prej të cilëve 23 pjesëmarrës nga komunat e Kosovës dhe 9 pjesëmarrës nga MAPL-ja.

Në trajnim do të ligjërojnë ekspertë nga vendet e rajonit,  për fusha specifike të procesit të integrimit evropian, ku ndër të tjera do të trajtohen edhe tema lidhur me rolin që ka fusha e bujqësisë  në periudhën e para-anëtarësimit dhe kapacitetet e nevojshme në bujqësi, roli i Bashkësive Lokale Zhvillimin e infrastrukturës dhe masat kyçe  për bashkësitë lokale brenda ndihmës së para-anëtarësimit në sektorin e bujqësisë, përgatitja dhe zbatimi i strategjive për zhvillim lokal rural, politika e kohezionit regjional, zhvillimi historik, principet e përdorimit, promovimi i projektit për turizëm, çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimeve evropiane.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors