Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, kanë filluar realizimin e programit të trajnimit pesëditor për integrime evropiane, për zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane dhe zyrtarët e MAPL-së. 4 prill 2016, Pejë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, kanë filluar realizimin e programit të trajnimit pesëditor për integrime evropiane, për zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane dhe zyrtarët e MAPL-së.
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj prezantoi fillimin e programit të trajnimeve për zyrtarët komunal për integrime evropiane lidhur me proceset integruese në Bashkimin Evropian duke theksuar se avancimi i demokracisë lokale si dhe rritja e kualitetit të shërbimeve komunale në përputhje me standardet evropiane është përkushtimi kryesor i ministrisë gjatë kësaj periudhe dhe se MAPL, në vazhdimësi ka bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet me akteret vendor dhe ndërkombëtarë në Kosovë, në mënyrë që të arrihet progres i dëshiruar në zbatimin e kritereve të përcaktuara nga BE.
“Ky trajnim do të ndikojë dukshëm që në të ardhmen institucionet e vendit të ndërmarrin hapat e duhur të forcimit të kapaciteteve institucionale të komunave, në përputhje të plotë me standardet, direktivat dhe rregulloret e BE-së”, tha zëvendësministri Gecaj.
Ndërkaq, znj. Virgjina Dumnica , Analiste e Programit për Sundimin e Ligjit nga UNDP-ja, tha se komunat kanë rol kyç në zhvillimin e integrimeve evropiane në nivel lokal andaj UNDP-ja, do të vazhdojë përkrahjen për komunat në këtë drejtim, ndërsa ky trajnim është një rast i mirë që së bashku me ekspertët të shkëmbehen përvojat më të mira rreth zbatimit të MSA-s, nga se komunat kanë rol kyç në zhvillimin e integrimeve evropiane në nivel lokal.
Në programin e trajnimit për integrimeve evropiane po marrin pjese 32 zyrtarë prej të cilëve 23 pjesëmarrës nga komunat e Kosovës dhe 9 pjesëmarrës nga MAPL-ja.
Në trajnim do të ligjërojnë ekspertë nga vendet e rajonit, për fusha specifike të procesit të integrimit evropian, ku ndër të tjera do të trajtohen edhe tema lidhur me rolin që ka fusha e bujqësisë në periudhën e para-anëtarësimit dhe kapacitetet e nevojshme në bujqësi, roli i Bashkësive Lokale Zhvillimin e infrastrukturës dhe masat kyçe për bashkësitë lokale brenda ndihmës së para-anëtarësimit në sektorin e bujqësisë, përgatitja dhe zbatimi i strategjive për zhvillim lokal rural, politika e kohezionit regjional, zhvillimi historik, principet e përdorimit, promovimi i projektit për turizëm, çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimeve evropiane.