MAPL dhe USAID organizuan takim të përbashkët me anëtarët e grupit punues ndërministror dhe Drejtorët e Komunave për Pronë dhe Kadastër

16 mars 2018, Prishtinë

Me qëllim të finalizimit të Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me datë 16 Mars 2018, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me USAID-in, organizuan takim të përbashkët me anëtarët e grupit punues ndërministror dhe Drejtorët e Komunave për Pronë dhe Kadastër. Në këtë takim është diskutuar lidhur me përmbajtjen e projektligjit, ku anëtarët e grupit ndërministror dhe Drejtorët e Komunave për Pronë dhe Kadastër kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me projektligjin.