27 mars 2012, Prishtinë
Petrovic: "Ky aktivitet i sotëm, i përbashkët paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimi të mirë, për të krijuar dhe zhvilluar gjithë procesin e menaxhimit të performancës komunale".
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve komunale organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, theksoi se ky sistem ju mundëson komunave që të shohin se në çfarë niveli po i ofrojnë shërbimet e tyre për qytetarët dhe në cilat fusha kanë shënuar ngritje.
"Ky aktivitet i sotëm, i përbashkët, paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimi të mirë, për të krijuar dhe zhvilluar gjithë procesin e menaxhimit të performancës komunale"- theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Andaj me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic ftoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e Administratës së Komunave, që të jenë të përkushtuar në zbatimin e këtij programi, sepse do të jetë me interes të madh për të gjithë, duke përfshirë komunën dhe qytetarët.
Drejtoresha e Misionit të USAID-it, znj Mauren Shauket tha se kjo ceremoni është e rëndësishme dhe tërë procesi i vlerësimit të aplikacioneve dhe të dhënave të dorëzuara nga komunat është bërë në bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në.
USAID/DEMI do të vazhdoj t’ju mbështesë për të përmirësuar edhe më tej qeverisjen lokale dhe ju inkurajoj që të vazhdoni të përpiqeni të përmirësoni shërbimet ndaj qytetarëve – ky është objektivi kryesor – u shpreh znj. Shauket.
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Komunale me gjithsej 660 mijë dollarë, u shpërblyen tetëmbëdhjetë komuna në tri fusha: grumbullimi i të hyrave vetanake, performanca e shërbimeve komunale dhe transparenca komunale, ndërkohë që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë shumë ka bashkë financuar me 140 mijë dollarë për të dy raundet.
Po ashtu në këtë ceremoni u prezantua edhe Raporti i Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës 2011, përgatitur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar kryetarët e komunave, kryesuesit e kuvendeve, drejtorë të departamenteve komunale, përfaqësues të USAD-i, MAPL-së, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.