5 nëntor 2018, Prishtinë
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj, priti sot në takim Konsullin në Konsullatën e Kosovës në shtetin e Iowas, z. Xhavit Gashi për të diskutuar për iniciativat dhe marrëveshjet për bashkëpunim komunal ndërkombëtar mes komunave të Kosovës dhe qyteteve në Iowa.

Gjatë takimit, Sekretarja Ukimeraj dhe z. Gashi diskutuan për iniciativat e reja të MAPL-së, për zgjerimin e bashkëpunim komunal ndërkombëtar mes komunave të Kosovës dhe qyteteve në shtetin e Iowas dhe progresin e arritur në iniciativat për bashkëpunim komunal ndërkombëtar që janë realizuar nga komunat: Prishtinë – City of Des Moines (Lowa States), Gjilan – Sioux City (Iowa States), Vushtrri- City of Norwalk (Iowa States), Pejë- Johnston (Iowa States) dhe Gjakovë-Fort Dodge.
