Besnik Osmani: MAPL është e fokusuar edhe në ndërtimin e një sistemi demokratik funksional të majtës së performancës së komunave përmes një sistemi transparent lidhur me obligimet e lidershipit karshi zbatimit të ligjit dhe ngritjes se cilësisë së jetesës për qytetarët.
Besnik Osmani: MAPL është e fokusuar edhe në ndërtimin e një sistemi demokratik funksional të majtës së performancës së komunave përmes një sistemi transparent lidhur me obligimet e lidershipit karshi zbatimit të ligjit dhe ngritjes se cilësisë së jetesës për qytetarët.
Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale, përkatësisht organizimit të komunave të Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkpunim me GIZ-in (Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), ka filluar punëtorinë dyditore me diskutimet për strategjinë për Vetë Qeverisje Lokale 2014 – 2018.
Në punëtori po marrin pjesë zyrtarë të MAPL-së, që në vazhdimësi koordinojnë dhe monitorojnë zbatimin e ligjshmërisë në komuna, procesin e monitorimit, ngritjen e kapaciteteve, bartjen e kompetencave dhe aktivitete tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani tha se diskutimet për Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale bazohet në të arriturat e konsiderueshme që tashmë janë evidente dhe që pritet të ndryshohen dhe plotësohen me praktikat më të mira te vendeve të rajonit dhe më gjerë.
Sekretari,Besnik Osmani tha se Strategjia për Vetëqeverisjen Lokale e MAPL-së trajton elementet kyçe të Qeverisjes Lokale në Kosovë dhe ofron alternativa se cila do të duhej të ishte Qeverisje Lokale në 5 vitet e ardhshme.
“MAPL është e fokusuar edhe në ndërtimin e një sistemi demokratik funksional të matjes së performancës së komunave përmes një sistemi transparent lidhur me obligimet e lidershipit karshi zbatimit të ligjit dhe ngritjes se cilësisë se jetesës për qytetarët” tha sekretari Besnik Osmani.
Në fokus të vecantë strategjia trajton kompetencat vetanake dhe të zgjeruara të komunave, planifikimin dhe buxhetin komunal, mbikqyrjen dhe mbështetjen e komunave duke përfshirë përdorimin e teknikave më moderne të menagjimit të financave publike.
Strategjia trajton edhe modernizimin e administratës komunale duke ngritur performancën e zyrtarëve komunal me përshtatje të shkathtësive, përgjegjësive dhe pozitave.
Me prioritet të veçantë strategjia trajton përfaqësimin dhe llogaridhënien duke vendosur kontroll të ndërsjellë të menaxhimit me taksat e qytetarëve nëpërmjet avancimit të llogaridhënies.
MAPL konform mandatit ligjor vazhdon t’i mbështesë strukturat e vetëqeverisjes lokale dhe të sigurojë që ato të jenë në gjendje t’i përmbushin funksionet (kompetencat) e tyre. MAPL-ja punon për të hartuar politika dhe legjislacion për ta shtuar efektivitetin e komunave, duke i mbajtur mend parimet që janë mishëruar në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Ajo u ndihmon komunave që ta ngritin zërin e tyre për çështjet e përbashkëta dhe që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe përcjellë performancën e komunave dhe komunikon me publikun për këtë dhe për çështje të tjera që janë jetike për vetëqeverisjen lokale.
Punëtoria e nisur sot do ti vazhdojë punimet edhe nesër ku do të nxirren rekomandimet që do të shërbejnë si pjesë e plotësimit të strategjisë dhe diskutimet në të ardhmen.
Diskutimet për strategjinë për Vetë Qeverisje Lokale 2014 – 2018, do të vazhdojnë me grupet e tjera të interesit sic janë komunat, shoqëria civile, ekspertë të qeverisjes lokale dhe akter tjerë me interes.