Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas organizimit të ceremonisë vjetore të publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016, si dhe ndarjes së grantit stimulues për komuna, sot me datë 14 korrik 2017, në ambientet e Ministrisë, znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretarja e Përgjithshme, ka pritur në takim zyrtar z. Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës me qëllim të ndarjes së shpërblimit për performancë komunale nga granti stimulues për komuna.
14 Korrik 2017
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas organizimit të ceremonisë vjetore të publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2016, si dhe ndarjes së grantit stimulues për komuna, sot me datë 14 korrik 2017, në ambientet e Ministrisë, znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretarja e Përgjithshme, ka pritur në takim zyrtar z. Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës me qëllim të ndarjes së shpërblimit për performancë komunale nga granti stimulues për komuna. Nga ndarja e shpërblimeve për grantin stimulues të komunave, sipas ndarjes dhe renditjes, Komuna e Prishtinës është radhitur e gjashta.