21 mars 2018, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, dhe kryetarët e komunave të Parteshit dhe Kllokotit, Dragan Petkovic dhe Bozhidar Dejanovic, sot nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit për financimin e përbashkët të projekteve.
Asfaltimi i rrjetit rrugor në qytetet Pasjanë, Partesh dhe Budriga e Poshtme, është emri i një projekti që është nënshkruar me komunën e Parteshit, ndërsa në komunën e Kllokotit do të riparohet qendra e fshatit Vërbovc.
Rëndësia e këtyre projekteve u theksua në takim pasi ato kontribuojnë në zhvillimin e komunave, dhe në jetën më të mirë të qytetarëve.
“MAPL do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndihmojë komunat në Kosovë në përputhje me kapacitetet e tyre,” tha Ministri Todoshijevic.