Prishtinë, 31 maj 2019
Sot janë nënshkruar dy memorandume për bashkëpunim ndër-komunal. Memorandumet trepalëshe, komunat të cilat kanë aplikuar për një projekt të përbashkët në njërën anë dhe në anën tjetër MAPL-ja.
Mandati ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është të mbështesë bashkëpunimin ndërkomunal. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë rast si precedent për caktimin fondeve që do të shpërblejë komunat për projektet.
Ne besojmë se në këtë mënyrë, përveç përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, projekte të tilla japin rezultate kur është fjala për afrimin e qytetarëve.
„Të gjitha projektet që afrojnë komunat dhe qytetarët së bashku, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Fondi i Bashkëpunimit Ndër-Komunitar synon të forcojë partneritetet midis autoriteteve lokale në zbatimin e projekteve të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe socio-ekonomik, të cilat janë në interesin e përbashkët të dy ose më shumë komunave. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë të ofrojë asistencë dhe mbështetje për të gjitha komunat në Kosovë në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për jetesë”, tha ministrja Hodžić pas nënshkrimit.
Fondi i Bashkëpunimit Ndër-Komunal është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nga kategoria e buxhetit për investime kapitale.