09 nëntor 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, e ka përkrahur strategjinë dhe ka lavdëruar punën e të gjithë atyre që kanë punuar në përpilimin e saj.
09 nëntor 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, e ka përkrahur strategjinë dhe ka lavdëruar punën e të gjithë atyre që kanë punuar në përpilimin e saj.
“Kjo strategji është shumë e rëndësishme për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit lokal dhe për ta implementuar në tërësi është e nevojshme pjesëmarrja e të gjithë juve”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic ka përsëritur se me procesin e decentralizimit është arritur sukses duke falënderuar MAPL-në, e kjo është dëshmuar edhe në raportin e fundit te Komisionit Evropian.
Në punëtorinë ku u prezantua strategjia për vetëqeverisjen lokale 2012-1015, pos Ministrit të Qeverisjes Lokale dhe Zëvendësministrit, Basri Musmurati kanë marrë pjesë edhe të anëtarë të kabinetit dhe të ministrit si dhe Drejtorët e Departamenteve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal .
Strategjia për vetëqeverisjen lokale 2012-2015 është dokumenti bazë i MAPL-së, i cili ka për qëllim koordinimin dhe sistematizimin e të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në lëminë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë , me qëllim të përmbushjes së misionit dhe mandatit ligjor të MAPL-së.
Qëllimi i strategjisë është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës përmes shërbimeve kualitative që i ofron vetëqeverisja lokale.
Strategjia është punuar në bashkëpunim dhe do të realizohet në koordinim me komunat e Kosovës, Asociacionin e Komunave, me Ministritë e resorëve dhe me akterët tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë që punojnë në lëminë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.