Në fillim të Konferencës Zëvendëskryeministri dhe Ministër i administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, falënderoi mediet për praninë dhe përcjelljen e vazhdueshme të aktiviteteve të Ministrisë.
Zëvendëskryeministri Petrovic prezantoi sfidat dhe të arriturat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2012: 22 dhjetor 2012, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi Konferencën vjetore për medie për vitin 2012.
Në fillim të Konferencës Zëvendëskryeministri dhe Ministër i administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, falënderoi mediet për praninë dhe përcjelljen e vazhdueshme të aktiviteteve të Ministrisë.
Zëvendëskryeministri Petrovic prezantoi sfidat dhe të arriturat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2012:
Një nga detyrat e rëndësishme të Ministrisë, ka qenë monitorimi i Kuvendeve të Komunave. Për herë të parë në regjion ne kemi instaluar dhe aplikuar sistemin e ri të monitorimit të mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave i quajtur “sistemi i monitorimit përmes teleprezencës” si mënyrë on-line e monitorimit të mbledhjeve. Ky sistem i monitorimit të komunave, është treguar tejet efikas duke shkurtuar kohën dhe kursyer buxhetet.
Ne kemi përmbyllur me sukses procesin e decentralizimit në Kosovë. Duke qenë që kapitulli III i Paketës Ahtisari është realizuar është mbyllur edhe puna e Grupit Ndërministror për Decentralizim. Përveç tjerash, ky sukses ka rezultuar me konkluzionet e Grupit Ndërkombëtar Drejtues dhe heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Megjithatë, për të vijuar qëndrueshmërinë e këtij procesi dhe rritur kualitetin e sistemit janë artikuluar 2 plane aksionare konkrete:
a) Plani i veprimit 2012-2013 për fuqizimin e kompetencave të shtuara dhe sektoriale në komunat e themeluara rishtas,
b) Plani i veprimit për themelimin dhe funksionalizmin e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore.
Këtë vit, MAPL ka pranuar disa kërkesa dhe iniciativa për themelimin e komunave të reja. Për këtë ka pasur mjaft debat publik në media e forume të ndryshme. Më lejoni që të bëj disa konkluzione lidhur me këtë temë. Qëllimi final i vetëqeverisjes lokale është ofrimi i shërbimeve më afër qytetarëve.
Këtë vit në bashkëpunim me Komisionin Evropian po ndërtojmë 13 godina administrative.
MAPL, për garantimin e qasjes në teknologji informative, krijimi i një stacioni multimedial të qasshëm për personat me aftësi të kufizuara ka implementuar projektin INVOLV, projekt ky i cili synon që personave me aftësi te kufizuara, të ju mundësohet qasja ne Web faqet komunale. Në projekt parashihet mundësia e krijimit te studiove multimediale të qasshme për Personat me Aftësi të Kufizuara në të gjitha komunat por fillimisht do të funksionalizohet në një pilot qendër.
Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar të cilin e menaxhon MAPL është zhvilluar shumë mirë. Kemi nënshkruar Marrëveshjes Financiare me Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Në kuadër të bashkëfinancimit të mjeteve për zhvillim rajonal Kosova ne vitin 2012 MAPL ka ndarë një vlerë prej 900.000,00 euro për të bashkë-financuar projektet e BE, janë në proces të implementimit 12 projekte që kanë qëllim bashkëpunimin e 2 e më shumë komunave. Po ashtu, MAPL ka bërë ndarjen e grandeve te investimeve kapitale për komuna nga Fondet e MAPL-së për projektet e Infrastrukturës për Komuna 2012, në të cilën janë ndarë 66 projekte të komunave dhe ku vlera totale e projekteve e financuar është 4,541,458.00 €. MAPL në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë i ka ndarë komunave nga programi Infrastruktura Sociale dhe ekonomike e komunave 6 fusha sportive, Qendra Multifunksionale ne Graçanicë, Renovimi i palestrës sportive në Gjakovë dhe Renovimi i manastirit të Deçanit projekte këto që kanë një kosto rreth 10 milionë euro.
MAPL në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë i ka ndarë komunave nga programi masat e eficiences së Energjisë në Ndërtesat Publike IPA 2009 me 63 objekte shkollore dhe 2 klinika në QKUK në Prishtinë me një buxhet të përgjithshëm prej 15 milion euro.
Në fund të Konferencës Ministri Petrovic tha se viti 2012 ka qenë një vit i suksesit për të cilën gjë ka treguar edhe raporti i auditorit gjeneral lidhur me administrimin e gjithëmbarshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.