Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbajti takimin e IV-të konsultativ për “Strategjinë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot në Mitrovicë, takimin e katërt  konsultativ për diskutimin e Draft “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.

Prishtinë,  28 qershor 2012

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot në Mitrovicë, takimin e katërt  konsultativ për diskutimin e Draft “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati tha se kjo  Strategji reflekton parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Kjo strategji, ka për  qëllim vazhdimin e reformimit te  vetëqeverisjes lokale duke synuar zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Po ashtu synon zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes lokale në Kosovë duke synuar dhe mbajtur këtë në nivel të standardeve Evropiane, në mision të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, përmirësimin  e kualitetit te shërbimeve të ofruara nga qeverisja lokale dhe  krijimin e një atmosfere përkrahëse për iniciativat dhe investimet private” – u shpreh Zëvendësministri Musmurati.

Ndërkaq, z. Ibrahim Krasniqi, këshilltar nga CDF,  në Departamentin e Reformës së Pushtetit Lokal/MAPL, gjatë prezantimit të strategjisë para të pranishmëve tha se qëllimi i përmirësimit të shërbimeve-decentralizimi duhet të jetë sa më i kapshëm për qytetarët.

“Strategjia është e formuluar në ata mënyrë që të mbështes jo vetëm në parim  por edhe në praktikë të drejtat e njeriut duke përfshirë edhe të drejtat e komuniteteve”- theksoi z. Krasniqi.

Në këtë takim ku  morën përfaqësues  nga Komunat Mitrovicë, Gllogovc, Drenas, Vushtrri si dhe studentë e  grupe të tjera të interesit u tha se thelbi i strategjisë është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës me anë të rritjes së shërbimeve në nivel lokal.

Në fund Zëvendësministri Musmurati porositi të pranishmit, në veçanti përfaqësuesit e komunave pjesëmarrëse që të gjithë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet në lidhje me Strategjinë për qeverisje lokale 2013-2016, t’i përcjellin në adresë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors