Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbajti takimin me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane

Në kuadër të aktiviteteve me komunat lidhur me  zbatimin e agjendës evropiane, dhe adresimit  të  sfidave dhe të arriturave të Kosovës nga procesi i integrimit evropian për vitin 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin me Zyrtarët Komunal për Integrimeve Evropiane.

1 shkurt 2017, Prishtinë

Në kuadër të aktiviteteve me komunat lidhur me  zbatimin e agjendës evropiane, dhe adresimit  të  sfidave dhe të arriturave të Kosovës nga procesi i integrimit evropian për vitin 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin  me Zyrtarët Komunal për Integrimeve Evropiane.

Sekretarja  e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Znj. Rozafa Ukimeraj, ne fjalën përshëndetëse tha se Raporti i Progresit për Kosovën, në kapitullin për vetëqeverisjen lokale janë tri fushat kryesore që nënvizohet progresi i punës që ndërlidhet direkt me mandatin e MAPL-së: Integrimi i komunave veriore dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes, ligjshmëria e komunave, dhe implementimi i agjendës evropiane.  Sipas raportit të progresit thuhet se “Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë Qendrore dhe Lokale, duke përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përputhshmërisë ligjore me ligjin për vetëqeverisjen lokale. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna”. Po ashtu, është bërë një punë e mirë deri më tani, mirëpo sfiduese për vitin 2017 do të jetë transparenca komunale.

MAPL është duke punuar në ri-dizajnimin e web-faqeve te komunave, të cilat do të jenë të qasshme për qytetarët, dhe monitorimin online te komunave në mënyrë që të kemi një rritje të transparencës në nivel komunal, tha Sekretarja  Ukimeraj.

Yll Valla, U.D i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave duke shpjeguar sfidat e nivelit lokal nga raporti i KE-së për Kosovën 2016, shtoi se MAPL në bashkëpunim me nivelin komunal dhe mbështetjen e donatorëve do të punojë për të përmbushur obligimet që na presin në vitin 2017 dhe planifikimin e realizimit të objektivave të përbashkëta në të ardhmen.

Ndërsa ,Ilir Kasneci, Ekspert i RECUNA, tha se projekti DEMOS do të mbështes projektet  e MAPL-së për komunat e  Kosovës dhe falënderoi stafin e MAPL-së për bashkëpunim  duke shtuar DEMOS-i do i mbështet  projektet e komunave me buxhetim.

Në kuadër të këtij takimi u prezantua edhe Programi për Lidership Transformues (PPDL)  i mbështetur nga  Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë që ka për qëllim organizimin e Programit për Trajnime për Shërbyes Civilë të nivelit lokal dhe qendror.

Ylberina Morina Mala, Udhëheqëse e Programit për Lidership Transformues – USAID, prezantoi Programin PPDL para zyrtarëve komunal për integrime evropiane dhe tregoi rëndësinë e ndjekjes së këtij programi, i cili do të ofrojë trajnime të specializuara në lidership, analiza të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi , si dhe vlerësim të programit.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors