Prishtinë, 24 tetor 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin e përbashkët me grupet punuese ndërinstitucionale, për të prezantuar dhe diskutuar të arriturat e zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale për vitin 2019 dhe të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019 – 2023.
Ky aktivitet është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.