Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbështet komunat në realizimin e projekteve kapitale

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Obiliqit  për financimin e projektit “Trotuari dhe ndriçimi publik nga Kosova B- Plemetin, Komuna e Obiliqit “

03 shkurt 2017, Prishtinë
Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Obiliqit  për financimin e projektit “Trotuari dhe ndriçimi publik nga Kosova B- Plemetin, Komuna e Obiliqit “.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj,  ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi për realizimin e projektit “Trotuari dhe ndriçimi publik nga Kosova B- Plemetin, Komuna e Obiliqit “.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat,  Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit  edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimi publik, platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin  e  shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors