Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Lipjanit për financimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit “
03 shkurt 2017, Prishtinë
Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Lipjanit për financimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit “
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti për realizimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit“.
Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.
Projektet janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimi publik, platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin e shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.