Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbështet procesin e riatdhesimit në Kosovë

09 shtator 2011, Prishtinë
Ministri Petrovic: "Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po bën përpjekje maksimale për promovimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë“
Qeveria e Kosovës shprehu edhe njëherë mbështetje për procesin e integrimit të personave të riatdhesuar, kusht ky shumë i rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

09 shtator 2011, Prishtinë

Ministri Petrovic: "Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po bën përpjekje maksimale për promovimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë“

Qeveria e Kosovës shprehu edhe njëherë mbështetje për procesin e integrimit të personave të riatdhesuar, kusht ky shumë i rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me ftesë të Qeverisë së Kosovës, javën që vjen, në Kosovë do të arrijë një grup i ekspertëve të Komisionit Evropian i cili do të bëjë vlerësimin e të arriturave të deritanishme në procesin e integrimit të personave të riatdhesuar.

Në takimin me kryetarë të komunave, në të cilin pjesëmarrës ishin edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendëskryeministra të Kosovës, ministra të linjës si dhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u kërkua transparencë dhe bashkëpunim në arritjen e rezultateve sa më të mira në përmbushjen e obligimeve karshi procesit të integrimit të personave të riatdhesuar.

Duke falënderuar për angazhimin e deritanishëm të kryetarëve të komunave, Zëvendëskryeministri Petrovic tha  se me këtë rast dëshiroj të theksoj funksionalizimin nëpër komuna të të gjitha njësive për të drejtat e njeriut përfshirë edhe komunat e sapoformuara.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të vazhdojë të punojnë për përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj qytetarëve dhe ligjin, në mënyrë që, edhe më tej, të sigurojnë cilësi në ofrimin e shërbimeve në nivelin e qeverisjes lokale.

"Është shumë e rëndësishme që mbështetja e ofruar për komunitetet përmes zyrave të veçanta të shërbejë si kanal për të siguruar më shumë informacione të duhura. Këto informacione duhet të shërbejnë si bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë”, përfundoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors