Prishtinë, 24 prill 2020
Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka pritur në takim kryetarët e komunave të cilët janë mbështetur nga fondi i MAPL-së, “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio – eknomike dhe bashkëpunimit ndërkomunal” bazuar në kriteret e përcaktuara në thirrjen për aplikim, si dhe nivelin e përmbushjes së përqindjes së këtyre kritereve.
Me këtë rast, Ministrja Redžepi ka nënshkruar marrëveshjet me komunat përfituese si: Prizreni, Fushë Kosova, Gjilani, Peja, Istogu, Vitia, Mamusha dhe Mitrovica e Jugut.
Marrëveshjet kanë për qëllim realizimin e projekteve kapitale të komunave, si dhe duke marrë për bazë përgjegjësitë dhe obligimet ligjore që komunat kanë në ofrimin e shërbimeve sa më efikase ndaj qytetarëve.
Detajet e projekteve dhe vlerave të financimit janë si në vijim:
1)Komuna e Prizrenit me 4 projekte në vlerën e financuar nga MAPL 210,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 50,000.00 €. Projektet janë: ndërtimi i Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren; çerdhe në Komunën e Prizrenit me edukim në 3 gjuhë; adaptimi i rrugëve për komunitetin REA; si dhe rregullimi i ndriçimit publik në Puosko;
2)Komuna e Fushë Kosovës me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 40,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 10,000.00 €. Titulli i projektit “Zgjerimi i nënkalimit tek Ura në Vragoli”;
3)Komuna e Gjilanit me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 50,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 111,643.00 €. Titulli i projektit “Rehabilitimi i rrugës në fshatin Pograzhe”;
4)Komuna e Pejës me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 40,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 34,000.00 €. Titulli i projektit “Infrastrukturë”;
5)Komuna e Istogut me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 50,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 25,000.00 €. Titulli i projektit “Asfaltimi i rrugës në Llukavc të Begut”;
6)Komuna e Vitisë me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 40,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 35,386.00 €. Titulli i projektit “Renovimi i çerdhes së fëmijëve dhe ndërtimi i dy fushave sportive”;
7)Komuna e Mamushës me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 100,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 10,000.00 €. Titulli i projektit “Shtrimi i rrugëve lokale me kubëza”;
8)Komuna e Mitrovicës së Jugut me 1 projekt në vlerën e financuar nga MAPL 100,000.00€ dhe bashkëfinancuar nga komuna në vlerë 195,000.00 €. Titulli i projektit “Ndërtimi i çerdhes për banorët e lagjes në Shipol të Mitrovicës së Jugut”.