MAPL mbledh komunat për zhvillimin ekonomik lokal

Zëvendësministri Agon Batusha mori pjesë në takimin me drejtorët komunalë për zhvillim ekonomik, zyrtarë të komunave, përfaqësues të OSBE-së dhe institucioneve qendrore, ku u diskutuan masat konkrete për fuqizimin e zhvillimit ekonomik në nivel lokal.

Takimi u zhvillua në kuadër të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2027–2031, me fokus në shfrytëzimin e potencialeve të komunave për të nxitur investimet, krijuar vende të reja pune dhe përmirësuar shërbimet e mundësitë për qytetarët.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave, planifikimi i bazuar në nevoja dhe koordinimi i politikave publike janë thelbësore për rezultate të qëndrueshme dhe të matshme në zhvillimin ekonomik lokal.

Përmes këtyre përpjekjeve të përbashkëta, komunat do të kenë mundësi të shfrytëzojnë më mirë resurset dhe avantazhet e tyre, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e punësimit, përmirësimin e mirëqenies dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors