14 tetor 2011
Ministria e Pushtetit Lokal në Maqedoni dhe zyra e UNDP-së në Shkup, së bashku kanë organizuar Forumin e parë Rajonal mbi bashkëpunimin ndër-komunal.
Në këtë Forum dy ditorë ( 13 dhe 14 tetor) qëllim kryesor ka qenë të sjellë së bashku praktikuesit dhe përfaqësuesit nga Qeveritë Qendrore dhe Lokale nga Rajoni
14 tetor 2011
Ministria e Pushtetit Lokal në Maqedoni dhe zyra e UNDP-së në Shkup, së bashku kanë organizuar Forumin e parë Rajonal mbi bashkëpunimin ndër-komunal.
Në këtë Forum dy ditorë ( 13 dhe 14 tetor) qëllim kryesor ka qenë të sjellë së bashku praktikuesit dhe përfaqësuesit nga Qeveritë Qendrore dhe Lokale nga Rajoni, ekspertë nga zyrat e UNDP-së si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale në mënyrë që të ndajnë përvojat dhe mësimet e njësive të vetëqeverisjes dhe të ministrive nga Kosova dhe rajoni, institucionet qeveritare, shoqëria civile, donatorët dhe agjencitë ndërkombëtare të përfshira në avancimin e qeverisjes lokale.
Forumin e ka hapur Nevzat Bejta, ministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Deirdre Boyd, përfaqësuese residente e UNDP-së në Shkup, ndërsa të ftuarit e tjerë në Forum kanë qenë nga : Republika e Malit të Zi, Republika e Slovenisë, Moldova, Ukraina dhe Republika e Bullgarisë.
Përfaqësimi i Republikës së Kosovës është bërë në formacionin e dy kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës : Agron Kuçi nga Komuna e Junikut dhe Refki Suma nga Komuna e Hanit të Elezit, ndërsa Agron Maxhuni , Drejtor në Departamentin Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë prezantimin mbi bashkëpunimin ndër-komunal në Republikën e Kosovës.
Fillimisht z.Maxhuni ka bërë një prezantim rreth sistemit të Vetëqeverisjes Lokale dhe Kornizës legjislative të Bashkëpunimit ndër-Komunal në Republikën e Kosovës, llojet e stimulimeve dhe financimi i BNK-ve,ka dhënë një informim të përgjithshëm dhe të qartë rreth Komunave të Republikës së Kosoëvs si dhe format e bashkëpunimit që janë:
Ofrimi i shërbimeve të përbashkëta administrative, ofrimi i shërbimeve të përbashkëta publike, planifikimi dhe zhvillimi i përbashkët strategjik si dhe financimi i përbashkët.
Në fund të prezantimit , nga z. Maxhuni u dhanë edhe rekomandimet për BNK në Kosovë, në mënyrë që ky bashkëpunim ndër-komunal të avancohet:
1. Në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, komunat dhe MAPL të bëhet një hulumtim gjithëpërfshirës dhe zhvillojë një listë të burimeve që komunat mund ta ndajnë me njëra tjetrën, përfshirë burimet njerëzore, objektet, pajisjet ose programet;
2. Përpilimi dhe shpërndarja tek të gjitha komunat një pyetësorë i cili u mundëson atyre të përcaktojnë partnerët e tyre potencial dhe fushat e mundshme për bashkëpunim;
3. Aplikimi në programet përfituese dhe mundësitë për financim për bashkëpunim ndër-komunal, nga BE apo Këshilli i Evropës.
Në anën tjetër Maqedonia në këtë Forum është karakterizuar si lidere e bashkëpunimit ndër- komunal në Rajon, duke implementuar 26 bashkëpunime ndër–komunale në bashkëpunim me 62 komuna të Republikës së Maqedonisë, duke prekur rreth 800.000 qytetarë për shërbime më cilësore.
Sipas z.Maxhuni, Republika e Kosovës në një të ardhme të afërt ka në plan , të realizojë një mori bashkëpunimesh në mes Komunave, pasi që në Kosovë në korrik të vitit 2011 është aprovuar edhe Ligji për bashkëpunim ndër-komunal.