Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL ndihmon komunat me projekte për zhvillim regjional

22 mars 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Kryetarët e komunave për  financimin e projekteve për zhvillim regjional.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic, theksoi se  prioritet i këtij fondi është mbështetja e regjenerimit ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.

“Si rezultat i reformës së decentralizmi, komunat janë duke pranuar çdo herë e më shumë kompetenca nga qeveria qendrore, që krijon përgjegjësi dhe detyra të shumta për të gjitha komunat. Një nga instrumentet që shfrytëzohet më së shumti në rajon dhe në shtetet e BE-së për të tejkaluar mangësitë në kapacitete përderisa ruhet autonomia e njësive lokale,është bashkëpunimi ndër komunal kështu që një nga kritere kryesore për të aplikuar për këtë fond ka qenë që komunat të vijnë me projekte të përbashkëta dhe të krijojnë partneritete në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar ekonomik ku të gjithë përfitojnë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Një prezantim lidhur me fondin e MAPL-së, për Zhvillim Regjional e bëri, z. Besim Kamberaj, Drejtor i Departamentit për Zhvillim Regjional dhe Integrime Evropiane, i cili shpjegoi procedurat e përzgjedhjes së komunave përfituese.

Në këtë ceremoni u nënshkruan marrëveshjet për financimin e gjithsej 12 projekteve në komunat përfituese, nga dy-tre komuna në partneritet: Prishtinë – Obiliq – Podujevë, Graçanicë – Lipjan,  Viti- Kllokot, Shtërpcë – Ferizaj,  Partesh – Gjilan, Istog -Pejë, Junik – Gjakovë,  Mitrovicë – Skenderaj, Vushtrri – Mitrovicë,  Skenderaj – Mitrovicë, Rahovec – Malishevë – Suharekë dhe Prizren – Dragash – Mamushë.

Ky fond i MAPL-së për Zhvillim Ekonomik Regjional 2012 nëpër komuna, ka vlerën 900 mijë euro. 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors