MAPL në bashkëpunim me OSBE-në edhe këtë vit ka pranuar gjithsej 7 praktikantë në kuadër të “Programit për fuqizimin e rinisë për pjesëmarrje në vendimmarrje dhe politikbërje”, të cilët janë vendosur në njësitë e ndryshme brenda MAPL-së.
Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, priti në takim praktikantët, të cilëve ju dëshiroi mirëseardhje dhe iu uroi suksese gjatë mbajtjes së praktikës në këtë institucion.
Studentët që do të njekin programin e praktikës janë:
1.Dorjeta Rukiqi, studente e ekonomisë është vendosur në DIEKP;
2. Laura Tahiri, studente e juridikut është vendosur në DIEKP;
3. Laura Zeka, studente e juridikut është vendosur në DLMK;
4. Fjolla Gashi, studente e juridikut është vendosur në DLMK;
5. Krenare Robelli, studente e juridikut është vendosur në DPTK;
6. Skenderbe Sadikaj, student i juridikut është vendosur në DPTK;
7. Kushtrim Morina, student i shkencave politike është vendosur në DBZHR.