Bazuar në planin e punës për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me OSBE-në ka përgatitur Draft Analizën lidhur me të hyrat vetanake në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2014.
11 dhjetor 2015, Prishtinë
Bazuar në planin e punës për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me OSBE-në ka përgatitur Draft Analizën lidhur me të hyrat vetanake në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2014.
Ky dokument ka për qëllim që të analizoj trendet vetanake në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2014 si dhe mundësitë e avancimit të tyre në bashkëpunim me akterët e përfshirë në këtë proces.
Besim Kamberaj, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal njoftoi të pranishmit rreth analizës së të hyrave vetanake në Komunat e Republikës së Kosovës për vitin 2010-2014, me ç’rast përmbledhi të gjitha pikat të cilat përmbanë draft analiza, si: Financimi i Komunave, Planifikimi i të hyrave vetanake, Mbledhja e të hyrave vetanake, Krahasimi i mbledhjes së të hyrave me planifikimin vjetor të tyre si dhe trendet e të hyrave sipas komunave.
Ndërkaq, Fatmir Zylfijaj, zyrtar për Qeverisje Lokale nga OSBE, tha se nivelin e qeverisjes lokale do të vazhdojmë të mbështesim dhe shtoi se kjo analizë e përgatitur nga MAPL-ja do t’i ndihmojë komunat lidhur me të hyrat vetanake për të ardhmen.
Nga prezantimi i draft analizës për të hyrat vetanake dolën rekomandime se fuqizimi i legjislacionit primar dhe sekondar është më se i domosdoshëm, elementi i përfshirjes së qytetarëve duhet të forcohet, tatimi në pronë konsiderohet si një e hyrë shumë e rëndësishme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Ministrinë e Financave të shikojnë mundësinë e krijimit të mekanizmave dhe hartimit të akteve nënligjore për komuna në mënyrë që të harmonizohen kostot e shërbimeve të njëjta në të gjitha komunat, qasja e komunave në planifikimin e të hyrave të bëhet me detale në veçanti të rishikohet përllogaritja e kosotos se shërbimeve të ofruara për qytetarët, dhe Komunat duhet të ndryshojnë qasjen lidhur me trajtimin e të hyrave të cilat do të duhet të investohen në ofrim të shërbimeve infrastrukturore për tatimpaguesit.
Në takim morën pjesë Drejtorët e Drejtorive për Buxhet dhe Financa nga 27 Komuna të Republikës së Kosovës.