MAPL në bashkëpunim me TAIEX-i organizuan punëtori mbi implementimin e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut: Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020 Ligji për mbrojtje nga Diskriminimi nr. 05/L-021 Ligji për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019

Me  kërkesë të  MAPL-së/ DADNJK-së, eksperti i  TAIEX-it, ka qëndruar në Republikën e Kosovës që nga data 25 deri me 29 prill. Qëllimi i qendrimit 5 ditor në Kosovë ishte angazhimi i të gjithë akterve të përfshirë në procesin e  promovimit dhe mbrojtjës së të drejtave të njeriut.

25 -29 prill 2016 Prishtinë

Me  kërkesë të  MAPL-së/ DADNJK-së, eksperti i  TAIEX-it, ka qëndruar në Republikën e Kosovës që nga data 25 deri me 29 prill. Qëllimi i qendrimit 5 ditor në Kosovë ishte angazhimi i të gjithë akterve të përfshirë në procesin e  promovimit dhe mbrojtjës së të drejtave të njeriut. Gjatë takimeve, punëtorive dhe vizitave në komuna, ekspertit ishte i përqendruar në rishikimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut dhe krahasimi me vendet e rajonit, diskutimi i sfidave lidhur me zbatimin e legjislacionit të ri për të drejtat e njeriut, koordinimi dhe bashkëpunimi i nivelit qendror dhe atij lokal, rishikimin e strukturave  institucionale për të drejtat e njeriut, ofrimin e mbështetjes në zbatimin e pakos ligjore, monitorimin dhe  raportimin, si përgjegjësi e zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal për zbatimin e legjislacionit të ri, bashkëpunimin me shoqërinë civile  si partnere kyqe e të dyja niveleve.

Aktivitetet e përbashkëta në fushën e të drejtave të njeriut janë realizuar sipas agjendës së përgatitur në bashkëpunim me TAIEX-in.

Agjenda e ekspertit ishte fokusuar edhe ne Takimet me zyrtarë të MAPL-së,  zyrës së Kryeministrit (ZQM/ZKM), ABGJ, vizitë në Komunat Fushë Kosovë dhe Prizren ku ishte takuar edhe me kryetarët e këtyre  komunave, pastaj janë mbajt punëtori  me koordinatorët  komunal për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors