Është shënuar në mënyrë të veçantë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e projektit të BE-së “Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar”, fillimi i pjesëmarrjes së Kosovës në programet e bashkëpunimit ndërkufitar për vitin 2011, financuar nga Bashkimi Europian. Shërbyes civil të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të medieve, studentë, përfaqësues të OJQ-ve dhe partnerë të tjerë prej rajoneve kufitare, u mblodhën në kinemanë kryesore të Prishtinës për të biseduar rreth bashkëpunimit ndërkufitar si dhe për të parë filmin “Gomarët e kufirit”. Është shënuar në mënyrë të veçantë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e projektit të BE-së “Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar”, fillimi i pjesëmarrjes së Kosovës në programet e bashkëpunimit ndërkufitar për vitin 2011, financuar nga Bashkimi Europian. Shërbyes civil të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të medieve, studentë, përfaqësues të OJQ-ve dhe partnerë të tjerë prej rajoneve kufitare, u mblodhën në kinemanë kryesore të Prishtinës për të biseduar rreth bashkëpunimit ndërkufitar si dhe për të parë filmin “Gomarët e kufirit”.
Në pyetjet e audiencës u përgjigjën z. Renzo Daviddi, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë si dhe përfaqësues të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, të cilët shprehën angazhimin e shteteve respektive për të promovuar iniciativat për bashkëpunim ndërkufitar me qëllim të përmirësimit të jetës së komuniteteve të cilat jetojnë në rajonet kufitare. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizues i këtij evenimenti, theksoi angazhimin e Kosovës në zbatimin e programeve që, siç u shpreh, janë “mjete efektive për shndërrimin e kufijve në mundësi për zhvillim, e jo barriera”.
Besnik Osmani: "Ne jemi të zotuar që të punojmë shumë që projektet e bashkëpunimit ndërkufitar të sjellin vlera të reja ekonomike e kulturore për qytetarët e vendeve në rajon dhe vecanarisht për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare të këtyre vendeve. Jemi shumë të lumtur që Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe Kosova me vullnet të plotë dhe partneritet po punojnë që bashkërisht të identifikojmë dhe zhvillojmë projekte të përbashkëta që i japin frymë këtij procesi. Janë këto projekte që do të ndihmojnë integrimin rajonal fillimisht dhe integrimin e këtyre vendeve në familjen evropiane".
Angazhimi i Kosovës për fqinjësi të mirë dhe zhvillim në aspektin e aspiratave të përbashkëta drejt integrimit evropian është theksuar po ashtu nga Edon Cana, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Integrim Europian dhe koordinator kombëtar i IPA-s.
Gomarët e kufirit”, është film satirik që rrëfen jetën e banorëve të zonave kufitare ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë në fund të viteve ’60. Përmes një gjuhe artistike, regjisori Jeton Ahmetaj përshkruan absurditetin e regjimeve diktatoriale, ku kufijtë ishin pengesë, perde hekuri që ndalonin komunikimin e komuniteteve të cilat për shekuj të tërë kanë ndarë të njëjtën histori, duke jetuar vetëm pak metra larg njëri tjetrit.
Komisioni Evropian është duke i ofruar asistencë Kosovës për të marrë pjesë në programet e bashkëpunimit ndërkufitar me shtetet e Ballkanit Perëndimor, përmes instrumentit për para-anëtarësim (IPA). Përmes këtij instrumenti, Kosova merr pjesë në programin BNK Kosovë-Shqipëri, programin BNK Kosovë- ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe programin BNK Kosovë- Mali i Zi. Programet e BNK me Shqipërinë dhe ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë finalizuar dhe miratuar në dhjetor 2010 përderisa zbatimi i tyre do të fillojë në vitin 2011.