Me datë 08/07/2016 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin me OSBE-në për shqyrtimin e Planit të Veprimit për Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016 – 2026.
13 korrik 2016, Prishtinë
Me datë 08/07/2016 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin me OSBE-në për shqyrtimin e Planit të Veprimit për Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016 – 2026.
Në këtë takim të kryesuar nga U. D. Sekretarja e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj morën pjesë përfaqësuesit e të gjithë Departamenteve të MAPL-së dhe përfaqësuesit e OSBE-së për implementimin e Planit të Veprimit për Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016-2026.
Takimin e hapi U. D. Sekretarja e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në takim, veçanërisht për aktivitetet e përbashkëta që janë organizuar për promovimin e SVL-së. Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ka qenë diskutimi për aktivitetet që kanë ndërmarr përfaqësuesit e OSBE-së për implementimin e aktiviteteve të dala nga Strategjia, si dhe për aktivitetet që parashihen të ndërmerren në të ardhmen.
Në vazhdim të këtij takimi, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Ukimeraj kërkoi nga përfaqësuesit e OSBE-së që secili prej tyre të prezantoi aktivitetet që janë mbajtur deri më tani dhe për aktivitet që do të vazhdojnë më tutje.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit u dakorduan dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve për implementimin e Planit të Veprimit për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.