Prishtinë, 15 prill 2019
Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është organizuar ceremonia përshëndetëse me rastin e pensionimit të koleges znj. Fakete Kuka, Udhëheqëse e Divizionit për të Drejtat e Njeriut në Komuna.
Ministrja e MAPL-së znj. Adrijana Hodžić, në emër të Ministrisë dhe gjithë kolegëve, e falënderoi znj. Kuka për përkushtimin, profesionalizimin dhe punën e saj shumë vjeçare, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj shprehi mirënjohjen më të thellë për znj.Kuka, duke theksuar se ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesja jonë më e mirë për punë të zellshme, profesionale dhe të suksesshme.
Me këtë rast, Ministrja Hodžić i ndau znj. Fakete Kuka mirënjohjen për punën shumëvjeçare dhe kontributin e dhënë në MAPL.