MAPL organizoi punëtorinë për inventarizimin e akteve komunale

Në mbështetje të zyrës së OSBE-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar punëtorinë për Inventarizimin e  Akteve të Komunave të Republikës së Kosovës.

19 shtator 2012, Prishtinë

Në mbështetje të zyrës së OSBE-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar punëtorinë për Inventarizimin e  Akteve të Komunave të Republikës së Kosovës.

Takimi kishte për qëllim sigurimin e qeverisjes së mirë në nivelin komunal, promovimin  transparencës së punës së organeve komunale, ngritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët  dhe fuqizimin  rolit të qytetarit në vendimmarrje.

Me këtë rast Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, përshëndeti të  pranishmit duke i inkurajuar që të jenë më vigjilentë në mirëmbajtjen dhe publikimin e rregullore Komunale.

“Ju sugjerojmë që në uebfaqet e secilës komunë të jenë të publikuara rregulloret komunale, qasja në dokumente zyrtare d. m. th, të krijohet mundësia që qytetarët të kenë më të lehtë qasjen në dokumentet publike. Të gjitha rregulloret komunale të jenë në gjuhët zyrtare,  të nënshkruara nga Kryesuesi i Kuvendi të Komunës si dhe të jenë të protokolluara” – porositi Zëvendësministri Musmurati.

Ndërkaq për gjendjen momentale në Uebfaqet e Komunave të Kosovës  si dhe projektin për publikimin  e statuteve dhe rregulloreve komunal , folën z. Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor/MAPL dhe z. Xhevat  Tafa/MAPL.

Ky projekt do të mundësohet në katër faza: Organizimin e punëtorisë me zyrtarë komunal , mbledhja e akteve komunale, analizimin e akteve komunale nga departamenti përkatës në MAPL, si dhe publikimi në uebfaqen e MAPL-së. Po ashtu të gjitha rregulloret do të botohen në formë fizike të përmbledhura sipas viteve apo fushave që mbulojnë- u tha në këtë takim.

Në këtë punëtori ishin të ftuar  Drejtorët e Drejtorive të Administratës Komunale, Shefi i Kolegjiumit të Kuvendeve Komunale,  Shefi i Kolegjiumit të Zyrtarëve ligjor në Komuna dhe Zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.