Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka organizuar punëtorinë me temën “Sfidat në plotësimin e raportit për qasje në dokumente publike”.
26 tetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka organizuar punëtorinë me temën “Sfidat në plotësimin e raportit për qasje në dokumente publike”.
Takimin e hapi, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë në Komuna duke njoftuar të pranishmit se bazuar në Ligjin për qasje në dokumente publike, të gjitha institucionet janë të obliguara që të hartojnë raportet periodike dhe ta përcjellin tek Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duke i respektuar afatet ligjore. Me këtë rast, znj. Krasniqi ka sugjeruar që zyrtarët për qasje në dokumente publike të bazohen më konkretisht në udhëzuesin për plotësimin e formularit për raportim, në mënyrë që numri i përgjithshëm i kërkesave për qasje në dokumente publike, në raportin gjithëpërfshirës të përputhet me të dhënat e sakta nga komunat.
Ndërkaq, sfidat e raportit për qasje në dokumente publike i prezantoi, Ardita Latifi, Zyrtare për Promovim të Transparencës Komunale.
Po ashtu, në punëtori janë diskutuar një varg çështjesh të tjera, që kanë të bëjnë me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, si një ndër elementet e rëndësishme në fushën e transparencës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.
Në takim kanë marrë pjesë, zyrtarë për qasje në dokumente publike nga komunat, përfaqësues nga MAPL dhe përfaqësues nga OSBE.