Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetur nga Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive, programi i USAID-it, organizoi takim me Kryetarë/përfaqësues të Komunave të Republikës së Kosovës.
2 maj 2013

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani ftoi të pranishmit që të japin propozimet dhe vlerësimet e tyre në lidhje me shqyrtimin e draft rregullores, si dhe me zhvillimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës, në mënyrë që kjo draft rregullore të procedohet pastaj më tutje.