Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të fund vitit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, ka organizuar takimin me menaxherët e prokurimit të Komunave të Republikës së Kosovës.
17 tetor 2012, Prishtinë
Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të fund vitit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, ka organizuar takimin me menaxherët e prokurimit të Komunave të Republikës së Kosovës.
Si, edhe vitet e kaluara, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, edhe këtë vit ka përkrahur Komunat e Kosovës me financimin e projekteve të ndryshme.
Në këtë takim u tha se duke pasur parasysh se tashmë është pjesa e tretë e vitit, dhe realizimi i projekteve po ecën ngadalë është e domosdoshme që të intensifikohet bashkëpunimi MAPL-Komuna, në mënyrë që projektet të realizohen sipas planit të paraparë.