Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL organizoi takim për Draft-rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të Komunës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, organizoi takim për Draft-Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit…

14 maj 2013

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, organizoi takim për Draft-Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Asociacionit të  Komunave të Republikës së Kosovës, Shoqërinë civile, Koordinatorin nacional për pronën pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrinë e Financave.

Në këtë takim u diskutua për procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, dhe u shqyrtuan komentet dhe propozimet e dhëna nga  të pranishmit. Kjo Draft-rregullore po hartohet pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors