Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, organizoi takim për Draft-Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit…
14 maj 2013
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, organizoi takim për Draft-Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Shoqërinë civile, Koordinatorin nacional për pronën pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrinë e Financave.
Në këtë takim u diskutua për procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, dhe u shqyrtuan komentet dhe propozimet e dhëna nga të pranishmit. Kjo Draft-rregullore po hartohet pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.