Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot organizoi takimin e rregullt me zyrtarët komunalë për Integrime Evropiane dhe OJQ-të e regjioneve (Rrjeti i organizatave të Shoqërisë Civile për Inegrime Evropiane).
23 nëntor 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot organizoi takimin e rregullt me zyrtarët komunalë për Integrime Evropiane dhe OJQ-të e regjioneve (Rrjeti i organizatave të Shoqërisë Civile për Inegrime Evropiane).
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit të informoheshin lidhur me doracakun mbi mbrojtjen e të dhënave personale për zyrtarët komunalë, informimin e komunave për projektet e financuara nga IPA, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës, në njëren anë, Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian i Energjisë Atomike në anën tjetër, sfidave të dala nga Raporti i vendit 2015 për MAPL-në dhe komunat, si dhe njoftimin për zbatimin e programit të trajnimeve për fushën e Integrimit Evropian për zyrtarët komunalë për Integrime Evropiane dhe zyrtarët e MAPL-së.
Yll Valla, U.D.i Udhëheqësit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, njoftoi të pranishmit rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe prezantoi Raportin e vendit për Kosovën 2015, me ç’rast përmbledhi te gjitha pikat rreth sfidave që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e MAPL-së dhe komunave, si:
– Zbatimi i kritereve kryesore nga Raporti i vendit për Kosovën 2015
– Kriteret politike
– Reforma në Administartën Publike
– Sundimin e Ligjit
– Promovimin dhe Zbatimin e të Drejtave të Njeriut
– Lirinë e shprehjes
– Të Drejtat e Fëmijëve
– Trashëgimia kulturore
– Normalizimi i Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
– Kriteret ekonomike, standardet evropiane, politikat sektoriale
– Energjia, si dhe
– Drejtësia, Liria dhe Siguria
Nga anan tjetër, z. Bekim Demiri, Zëvendës kryeshef i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prezantoi Doracakun mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale për Zyrtarët Komunalë.
Ndërkaq, Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, z. Besim Kamberaj, informoi zyratarët pjesëmarrës të komunave rreth financimit të projekteve të financuara nga IPA.
Në takim morën pjesë zyrtarët për Inegrime Evropiane nga 13 komuna të Republikës së Kosovës.