MAPL organizon Konferencën dyditore “Cilësia e akteve komunale”

MAPL  organizon Konferencën dyditore “Cilësia e akteve komunale”
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE –ja, në Ohër të Maqedonisë më datë 27-28 shkurt u mbajt konferenca dyditore … MAPL  organizon Konferencën dyditore “Cilësia e akteve komunale”

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE –ja, në Ohër të Maqedonisë më datë 27-28 shkurt u mbajt konferenca dyditore me temën ”Cilësia e akteve komunale” ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe OSBE-së.

Temat  kryesore e kësaj konference ishin  mënyra e shqyrtimit, organizimit dhe procedimit të akteve komunale, Monitorimi i Komunave, Prezantimi  i Udhërrëfyesit “ Teknikat e Përpilimit të akteve komunale”, prezantimi i draftit të Udhëzimit Administrativ “Dorëzimi,  shqyrtimi, dhe mënyrat e adresimit të akteve komunale”  si dhe tema rreth zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian.

Në fjalën e tij hyrëse, Sekretari i Përgjigjëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani tha se MAPL-ja, bazuar në mandatin e saj ligjor do ti mbështes komunat në të gjitha fazat e implementimit të akteve ligjore. Po ashtu, z. Osmani bëri të ditur se MAPL do të vazhdoj të mbikëqyrë ligjshmërinë e akteve komunale gjithnjë në drejtim të avancimit të qeverisjes lokale dhe krijimit të një administrate komunale sa më efikase.

Lidhur me shqyrtimin, organizimit dhe procedimin e akteve komunale,  në komuna në veçanti komunikimin  me MAPL-në, foli Drejtori i Departamentit Ligjor z. Agron Maxhuni, ndërsa lidhur me  monitorimin e komunave foli Drejtoresha e  Departamentit për Vetëqeverisje Lokale znj. Rozafa Ukimeraj.

Në konferencë gjithashtu u prezantua  Udhëzimit Administrativ ”Dorëzimi, shqyrtimi dhe Mënyra e Adresimit të Akteve Komunale”  me ç’rast u diskutua me Kryesuesit e Kuvendeve komunale për gjetjen e formave më të mira lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe hartimit të akteve komunale si dhe gjetjen e formave më të përshtatshme të procedimit të akteve në MAPL.

Në pjesën e dytë të konferencës diskutimet u përqendruan në obligimet që dalin nga komunat në raport të zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian, me ç’rast prezantoi Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane z. Drin Haraqia.

Punimet e konferencës u shoqëruan me  debat interaktiv nga ana e Kryesuesve të Kuvendeve komunale në lidhje me interesimet e tyre rreth organizimit dhe procedimit të akteve komunale lidhur me  identifikimin e përgjegjësive të organeve komunale.

Konferenca rezultoi edhe me disa nga rekomandimet që do të jenë vazhdimësi e punimeve të kësaj konferencë si:

    * Nxjerrja e udhërrëfyesit “Teknikat e Përpilimit të akteve komunale”
    * Nxjerrja e Udhëzimit Administrativ “Dorëzimi,  shqyrtimi, dhe mënyrat e adresimit të akteve komunale”
    * Përdorimi i mënyrës elektronike të monitorimit nëpërmjet portalit për komunikim me qytetarë;
    * Raportimi me kohë nga e komunave  lidhur me implementimin e planit të veprimit për Partneritet Evropian;.