Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë për vitin 2018

Prishtinë, 11 Dhjetor 2018

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizoi ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë.

Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj prezantoi të arriturat për vitin 2018 si në vijim:

-Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Ligjin për Prishtinën. Ligji ka hyrë në fuqi me 21 Qershor 2018;
-Projektligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës është aprovuar nga Qeveria me 6 Korrik 2018;
-Është aprovuar nga Qeveria Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal;
-Studimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale;


-Monitorimi i komunave: 390 mbledhje të mbajtura, 386 mbledhje të monitoruara, 1590 akte të miratuara, (79 rregullore dhe 1511 vendime), 611 akte të shqyrtuara nga MAPL, 979 të shqyrtuara nga ministritë e linjës, 97 akte të kundërligjshme (54 nga MAPL dhe 43 nga ministritë e linjës), 47 akte ose 48,5% janë shqyrtuar dhe harmonizuar, 3.1% e akteve janë të pa harmonizuara;

-38 ueb faqe të komunave të ridizajnuara;
-Integrimi i intranetit në ueb faqe të komunave, gjurmimi i lejeve ndërtimore, kërkesat për siguri në bashkësi;
-Funksionalizimi i sistemit të integruar të monitorimit dhe raportimit;
-Marrëveshje me UNDP për dizajnimin e platformës online;
-Hartimi i pakos me 23 module të trajnimeve;
-1015 anëtarë të KK-ve të trajnuar në bashkëpunim me OBSE;
-330 të trajnuar në bashkëpunim me USAID;
-60 trajnime me 2344 zyrtarë të trajnuar bashkëpunim me IKAP;


-Nga Buxheti i MAPL kategoria e investimeve kapitale për 2018 janë financuar 50 projekte komunale për 30 komuna në vlerë prej 3,629,271.67 euro, si vijon:
-Programi komunal për zhvillim te infrastrukturës socio- ekonomike – në vlerë prej 2.300.000,00€ me gjithsej 33 projekte në fusha te ndryshme;
-Bashkefianncimi me donatorë për skemën e grandeve bazuar në performance komunale në vlerë 453.649,00€ me gjithsej 4 projekte;
-Grandi stimulues për komuna – në vlerën prej 900.000,00€ me gjithsej 11 projekte;
-Pajise për avancim te sistemit te mirëmbajtjes – 120.000,00 në gjithsej 2 projekte;

-Performanca komunale: 11 komuna përfituese me 900 mijë euro, Bashkëfinancim me DEMOS janë përkrahur edhe 4 projekte të komunave në vlerën prej 453.583.00 të cilat janë në implementim, është arritur Projekti për Dizajnimin e skemës së përbashkët të granteve bazuar në performancë (bashkëfinancim i fondeve publike dhe qeverisë zvicerane-9 milion euro, bashkëfinancimi me SDC/DEMOS për skemën e grandeve bazuar ne performancë komunale në 25 komuna në vlerë prej 2,250.000.00 euro, ndërsa për ndarjet e 2019 kanë përfituar 19 në vlerë 2,250.000.00 euro;

-Projektet Kapitale – Investimet sipas fushave: Rrugë 16 projekte /1,393,800.49 euro, Objekte publike 11 projekte / 863,645.00 euro, Trotuare 6 projekte / 354,078.00 euro, Kanalizim/ujësellës 5 projekte / 275,229.00 euro, Ndriqim Publik 6 projekte /346,911.00, Parqe 4 projekte / 292,810.00, IT 2 projekte / 102,798.18;

-Zbatimi i obligimeve të agjendës evropiane: 38 plane individuale të komunave me obligimet nga agjenda evropiane, hartimi i Planit të përgjithshëm për obligimet e komunave në procesin e integrimit, 67% të obligimeve të përmbushura nga komunat;

-Bashkëpunimi ndërkomunal, komunal ndërkombëtar dhe ndërkufitar: 16 iniciativa të pranuara, 8 iniciativa në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar janë bërë në mes të komunave: Prishtinë – City of Des Moines (state of IOWA), Gjilan – Sioux city (IOWA), Vushtrri- City of Norwalk (IOWA), Pejë – Johnston (IOWA), Gjakovë – Fort Dodge (IOWA), Fushë Kosovë- Civita (Itali), Lipjan – Frascineto (Itali) dhe Pejë – Sarican (Turqi), 8 iniciativa në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal janë ndërmarrë në fushën e parandalimit, reagimit dhe ripërtëritjes nga fatkeqësitë, nga komunat:Klinë-Istog-Pejë-Malishevë, Vushtrri, Gllogoc, Skenderaj dhe Mitrovicës;

-Bashkëpunimi ndërkufitar: Zbatimi i tri programeve bashkëpunimit ndërkufitar: Programi Kosovë- Shqipëri, Kosovë – Maqedoni dhe Programi Kosovë – Mali i Zi, nga fondet e IPA I, janë realizuar gjithsej 21 projekte në vlerë prej 6,381,853.00€, të gjitha projektet e IPA I për të tre programet e BNK kanë përfunduar në vitin 2017, ceremonia përmbyllëse është mbajtur në janar 2018 për programin Kosove-Mali i Zi, nga fondet e IPA II janë realizuar gjithsej 20 projekte në vlerë prej 6,120,000.00€.

-Bashkëpunimi me partnerët për mbështetjen e komunave: projekti i Bankës Botërore për përfshirjen e të rinjve (10 komuna), nënshkrimi i marrëveshjes me USAID/Lego (16 komuna), marrëveshja me SDS/DEMOS për grantet e performancës (38 komuna), marrëveshja me UNDP dhe Ambasadën Britaneze për platformën e transparencës buxhetore, marrëveshja me Peace Corps, për implementimin e projektit për zhvillimin e komunitetit.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors