Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës

 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  organizoi takim  me Kryetarët e Komunave të Kosovës me ç’rast është prezantuar raporti i punës së MAPL-së për periudhën 2005-2010.  27 janar 2011

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  organizoi takim  me Kryetarët e Komunave të Kosovës me ç’rast është prezantuar raporti i punës së MAPL-së për periudhën 2005-2010. Po ashtu në këtë takim u diskutuan tema që ndërlidhin nivelin qëndror dhe lokal të siç janë: fillimi i shpenzimit të buxhetit në komuna, Investimet kapitale, bashkëfinancimet e projekteve të komunave me MAPL-në dhe themelimi i Komisioneve për të Pagjeturit në nivel lokal.

Të pranishmit i përshëndeti Raif Elezi, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e këtij takimi, takim ky që shënoi edhe fillimin e bashkëpunimit në vitin 2011.

"Forcimi i strukturave të qeverisjes lokale me qëllim  të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve paraqet objektivin kryesorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në vitin 2011-tha z. Elezi. .Në këtë kuadër MAPL ka vendosur edhe objektivat e saj kryesore që synon t’i realizojë në këtë vit: Kompletimin e bazës ligjore, konform frymës së kartës evropiane për vetëqeverisje lokale; Reformën e pushtetit lokal, që synon rritjen e autonomisë lokale; Avancimin e bashkëpunimit ndërkomunal të Komunave; Rritjen e Efikasitetit të shërbimeve komunale dhe Zhvillimin e kapaciteteve udhëheqëse dhe profesionale të zyrtarëve komunal”.

Po ashtu dhe Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i Mapl-së, theksoi rëndësinë e takimit me kryetarët e komunave dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në zbatimin e reformave të rëndësishme të kërkuara nga legjislacioni i ri dhe në hartimin e projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës dhe bëri Me këtë rast z. Osmani bëri një përmbledhje të shkurtët të punës 5 vjeçare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

"Brenda dokumenti strategjik 5 vjeçar ndër pikat-objektivat kanë qenë: Reforma zgjedhore në nivelin komunal dhe si rrjedhojë kemi bërë ndryshime në ndryshime në sistemin zgjedhorë, pastaj kemi pasur si obligim t’i sponsorizojmë, shkruajmë dhe të bëjmë ndryshime të nevojshme në legjislacionin që rregullon pushtetin lokal. Në kuadër të kësaj kornize kemi bërë decentralizimin fiskal dhe edhe ky aktivitet ka përfunduar. Çështja e tretë është themelimi i komunave të reja të parapara me Pakon e Ahtisarit. Pastaj rregullimi përfundimtar i kufinjëve administrativ të komunave i cili është përfunduar plotësisht dhe është në zbatim e sipër. Krijimi i administratës elektronike përmes një softueri të fuqishëm ku do të lidhen në rrjet të gjitha komunat dhe ku do të bëhet digjitalizimi i aktiviteteve komunale- tha Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i Mapl-së. 

Në këtë takim si pikë e rëndësishme ishte edhe fillimi i punës së projektit të komisionit evropian “Twinning”, që është projekt i përbashkët i Britanisë së Madhe dhe Danimarkës. Lidhur me këtë Alan Paker nga Komisioni Evropian u shpreh.

"Ky bashkëpunim është financuar nga IPA dhe është emëruar si binjakëzim. Me këtë rast Mbretëria e  Bashkuar dhe Danimarka janë partnerë me Kosovën.  Janë përzgjedhur njerëzit kompetentë nag këto tri vende dhe përfaqësuesi nga Ministria, në mënyrë që të sigurojnë së gjithçka do të shkojë si duhet, gjatë implementimit të projektit”.

Sipas Strategjisë  Afatmesme të  Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal 2009-2012 misioni i MAPL-së është “avancimi i qeverisjes lokale, në bashkëpunim me strukturat e zgjedhura dhe zyrtarët komunal, për të siguruar shërbime efektive në raport me qytetarët”. Sipas kësaj Strategjie, objektivat kryesore për punën e Ministrisë gjatë këtyre viteve janë: reformimi i pushtetit lokal dhe decentralizimi gjithëpërfshirës funksional në Republikën e Kosovës; decentralizimi fiskal i qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik lokal i baraspeshuar; ngritja e kapaciteteve për udhëheqje moderne, administratë profesionale dhe drejtim kompetent me komunat; rritja e qytetarëve në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave në nivel lokal; rritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve publike nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal, ndërkufitarë dhe regjional të komunave me qëllim të arritjes së standardeve evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors