Në kuadër të diskutimeve me komunat dhe grupet e interesit lidhur me “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin e tretë e dytë konsultativ në Komunën e Gjakovës ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga komunat Pejë, Deçan, Istog, Junik, Dragash Prizren, Mamush dhe Rahovec.
21 qershor 2012
Në kuadër të diskutimeve me komunat dhe grupet e interesit lidhur me “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takimin e tretë e dytë konsultativ në Komunën e Gjakovës ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga komunat Pejë, Deçan, Istog, Junik, Dragash Prizren, Mamush dhe Rahovec.
Zëvendësministri i Ministrisë Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati tha se nëpërmjet kësaj strategjie e në bashkërendim me aspiratat e shtetit të Kosovës për integrime Evropiane, do të synojmë për të arritur standardet Evropiane të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendim-marrje dhe përpilimin e politikave zhvillimore ne funksion te zhvillimit lokal dhe regjional.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do te trajtoj me shume përgjegjësi dhe finalizimin e kësaj Strategjie dhe shpresoj qe se bashku do te arrijmë ndryshime pozitive në të mirë të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj” tha Zëvendëskryeministri Musmurati.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani tha se dimensioni kryesor i “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” është që të krijoj të drejta dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, ndërsa parimet kryesore të kësaj strategjie janë ligjshmëria dhe transparenca.
Gjatë diskutimeve për “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”, z. Osmani tha se aktualisht sfidat kryesore të pushtetit lokal në Kosovë mbetet matja e performancë se autoriteteve lokale në mënyrë të pavarur dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrja derisa u bëri thirrje komunave që të bashkëpunojnë edhe me shoqërinë civile për plotësimin e “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.
Në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, foli Kryetari i Gjakovës , z. Pal Lekaj i cili tha se “Strategjia për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” ka një rëndësi të veçantë për komunat dhe se komunat do te jenë aktive në plotësimin e strategjisë varësisht nga nevojat e komunave.