Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, konkretisht z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, ka pritur në takim, përfaqësues nga Komuna e Pejës: z. Islam Hysaj, Kryesues i Kuvendit Komunal të Pejës, z. Arianit Demaj, shef i zyrës për informim, z. Ilir Thaqi, sekretar i KK, dhe z. Granit Thaçi, uebmaster.
02 shkurt 2017

Në këtë takim janë diskutuar vështirësitë teknike të ueb-faqes zyrtare të komunës së Pejës në ruajtjen dhe publikimin e dokumenteve, në veçanti ato në gjuhët zyrtare.
Më këtë rast, z. Islam Hysaj, Kryesues i Kuvendit Komunal, kërkoi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, rekomandimet për daljen nga kjo situatë, me të cilën po ballafaqohet tash e disa ditë, Komuna e Pejës.
Ndërkaq, z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, premtoi se me ridizajnimin e ueb-faqeve zyrtare të Komunave të Republikës së Kosovës, do të tejkalohet kjo situatë me të cilën janë ballafaquar këto ditë edhe komunat e tjera. Ai tha se, në kuadër të ridizajnimit të ueb-faqes zyrtare, janë paraparë edhe trajnime për zyrtarët e teknologjisë informative, që mirren drejtëpërdrejtë me mirëmbajtjen e ueb- faqeve zyrtare. Ky proces përkrahet nga Qeveria Zvicrane, përmes projektit DEMOS.