Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL prezantoi projektin për Involvimin e personave më Aftësi të Kufizuar në informacion përmes Teknologjisë informative

Në shënim të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, prezantoi projektin për Involvimin e personave me aftësi të kufizuar në informacion përmes teknologjisë informative.

10 dhjetor 2012, Prishtinë

Në shënim të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, prezantoi projektin për Involvimin e personave me aftësi të kufizuar në informacion përmes teknologjisë informative.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, duke përshëndetur këtë iniciativë të MAPL-së si dhe të pranishmit në këtë ceremoni, tha se Institucionet e Kosovës, si në nivelin qendror edhe në nivelin lokal mbeten plotësisht të angazhuara për integrimin dhe plotësimin e objektivave në këtë proces dhe me qëllim të krijimit të sistemit të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, MAPL ka siguruar që trajtimi i tyre të jetë pjesë integrale edhe e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

“Meqenëse zhvillimi shoqëror përfshin arsimimin e gjerë për të drejtat e njeriut, me qëllim të aftësimit të njerëzve për kërkimin e të drejtave të tyre dhe respektimin e të drejtave të të tjerëve, MAPL ka iniciuar procesin e krijimit të Njësive për të drejtat e njeriut në të gjitha komunat, struktura këto qe veprojnë si mekanizma përgjegjës dhe efektiv për promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut e që synojnë të mbështesin përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithëve duke përfshirë edhe Personat me Aftësi të Kufizuara”, theksoi Zvendëskryeministri Petrovic.

Prezantimin e Projektit për involvimin e personave me aftësi të kufizuara e bëri, z. Flamur Mripa, ekspert/IT, i cili shpjegoi  në hollësi përmbajtjen dhe pjesën teknike të projektit si dhe qasjen më të lehtë të mundshme në informacion për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa përfaqësues nga Shoqata “Handikos”, “Shoqata e të shurdhërve të Kosovës” dhe “Shoqata e të verbërve”, falënderuan Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për një nismë të mbarë të një projekti të tillë pikërisht në ditën për të  drejtat e njeriut.

Ata premtuan se bashkërisht do të punojnë  në mënyrë që të qasen më lehtë  në dokumente të ndryshme nëpërmjet  teknologjisë informative në përputhje të plotë me Konventën për të drejtat e njeriut.

MAPL, projektin për  “Involivimin e personave me aftësi të kufizuara” e ka nisur nëpër të gjitha komunat por fillimisht do të funksionalizohet në një pilot qendër.

Faza e parë ka përfunduar, janë pajisur dy klasë me  12 kompjuter, me komponentë harduerike dhe softuerike që lehtëson dhe mundëson qasjen për Personat me Aftësi të Kufizuar në Teknologji Informative, faza e dytë ka filluar të realizohet me përzgjedhjen e 12 kandidatëve që vijojnë trajnimet për trajner.

Gjatë fazës së tretë do të bëhet modifikimi i CMS/CSC (Web faqet komunale) me qellim te plotësimit te nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara për qasje në informacion dhe faza e katërt përfshinë trajnimin e zyrtarëve komunal të informimit për mënyrën e plasimit të informacionit, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara  të përfshihen në  proceset vendimmarrëse  dhe krijimin e mundësisë për qasje ne dokumente zyrtare, si dhe faza e pestë do të përmbyllet me punëtori me ç’rast do të bëhet edhe certifikimi i pjesëmarrësve në trajnim dhe akreditimi i klasës.

Projekti është paraparë  të zgjas  tre vite.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors