Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL prezantoi raportin e funksionit të Komunave për vitin 2013

Në kuadër të aktiviteteve të monitorimit të zbatimit të ligjshmërisë në Komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi Raportin e funksionimit të Komunave për vitin 2013, në takimin  përbashkët të organizuar me kryetarët e komunave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtarë në Kosovë.

7 maj 2014, Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani tha se raporti përmban shënime dhe të dhëna  të siguruara nga vetë komunat e Kosovës. Ai tha se MAPL i ka kushtuar rëndësi besueshmërisë dhe transparencës së informatave të përfshira në raport dhe se të dhënat statistikore janë publikuar në bashkëpunim me nivelin qendror siç është Enti i Statistikave të Kosovës.

“Ky dokument do të jetë shumë i mirë për lidershipin komunal dhe do ti shërbej si informacion i bollshëm për mandatin e tyre në të ardhmen dhe gjithashtu do tu shërbejë organizatave jo-qeveritare  që merren me vetëqeverisje lokale për të siguruar  informacione të krahasueshme që do ta ndihmojnë monitorimin e punës së komunave”.

Sekretari  Osmani tha se risi e raportit të monitorimit është se për dallim nga vitet e kaluara këtë vit janë publikuar edhe të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit gjeneral që ofron  pasqyrat financiare të komunave dhe zbatimin e procedurave.

Raportin e plotë mund ta gjeni ne linkun – https://mapl.rks-gov.net/getattachment/04efe5ff-e1d3-46e3-ae1c-f1e26cf7ede3/Raporti-i-funksionimit-te-komunave-2013.aspx

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors