Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL prezantoi raportin e monitorimit të komunave janar-dhjetor 2011

Me rastin e fillimit të Vitit 2012,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi  takimin e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës.

 

Me rastin e fillimit të Vitit 2012,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi  takimin e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Me këtë rast u prezantua raporti vjetor i monitorimit të punës së Komunave për vitin 2011 dhe u lansua  projekti i ri “Sistemi i Monitorimit dhe Komunikimit me Komunat, përmes Teleprezencave”. 

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic gjatë fjalës hyrëse uroi që takimi i parë për këtë vit të shërbejë si pikënisje për rrugëtimin drejt përmbushjes së objektivave si dhe avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
 
“MAPL në vazhdimësi punon për të përmbushur misionin e saj të avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët. Ashtu siç jeni në dijeni, MAPL, duke marrë në konsideratë zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikuese, tashmë ka realizuar projektin “Softueri për Qendrat Për Shërbim të Qytetarëve dhe integrimi i tyre me Ueb faqet Komunale, me portalin Ministror dhe atë Qeveritar”. Tashmë pothuajse të gjitha Komunat përdorin këtë sistem dhe për herë të parë, të dhënat për efikasitetin dhe azhuritetin e administratave komunale, të cilat janë përfshirë në raportin vjetor të monitorimit, janë marrë nga ky sistem. Edhe projekti i ri që sot po e lansojmë para jush ka për qëllim rritjen e transparencës së punës së Komunave dhe është në vazhdën e realizimit të projektit të e e-qeverisjes që është vendosur dhe funksionalizuar në vitin e kaluar”- theksoi zëvendëskryeministri Petrovic.
 

Ideja për të lansuar një projekt të tillë vjen si rezultat i domosdoshmërisë për të rritur efikasitetin me rastin e monitorimit të Komunave si dhe nevojës për të avancuar sistemin e komunikimit me Komunat me një kosto të ulët financiare në një kohë reale. 

“Përveç kësaj, bazuar në përparësitë që ka shfrytëzimi i këtyre pajisjeve, Komunave ju garantohet komunikim i avancuar jo vetëm me Ministrinë tonë por edhe me të gjitha  me institucionet qendrore, ju jepet më tepër mundësi që ato të komunikojnë me bizneset dhe  partnerët e projekteve publiko-privat jashtë komunës, si dhe mundëson avancim të komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërkomunal, ndërkufitar dhe ndërkombëtar-vazhdoi Ministri Petrovic.   

Sistemi i Monitorimit dhe Komunikimit me komunat, përmes, tele-prezencës do të ndikojë në transparencën e punës së kuvendeve të Komunave dhe të gjitha do të mund të transmetohen on-line përmes web-faqeve gjë e cila garanton qasjen e qytetarëve në punën e kuvendeve dhe pa ndonjë vështirësi, i mundëson Komunave përmbushjen e detyrimit ligjor në lidhje me transparencën e punës së vet.

Ndërkaq sa i përket raportit vjetor të monitorimit të Komunave, të cilin e prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Besnik Osmani,u theksuan dy udhëzimet administrative: Menaxhimi dhe këmbimi i pronës komunale dhe Përdorimi i teleprezencës.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, kryetarë të Komunave dhe zyrtarë të lartë u zgjodhën edhe anëtarët e komisionit të granteve nga komunat e Kosovës: Gjilani, Juniku, Skenderaj dhe Kllokoti.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors