Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL prezantoi raportin para komisionit parlamentar

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic,  paraqiti sot  Raportin e MAPL- së Komisionit Parlamentar  për arsim, kulturë, rini, administratë, Vetëqeverisje Lokale  dhe media. 

Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta plotësojë obligimin e saj ligjor dhe do të mundohet që në mënyrë sa më të mire të mundshme të avancojë sistemin e mbikëqyrjes  dhe komunikimit me Komuna, ka inicuar projektin e ri "Instalimi I sistemit monitorimi dhe komunikimi me anë të teleprezencës".

“Ju njoftoj se MAPL /ja ka  pajisur me "teleprezencë" të gjitha Komunat e Kosovës. Këto pajisje janë të vendosura në sallat e Kuvendeve të Komunave, për deri sa MAPL/ja  kujdeset që të gjithë nëpunësit e kësaj teknologjie të informohen në mënyrë sa më të drejtë lidhur me shfrytëzimin e këtyre pajisjeve ”, ka thënë Zëvendëskryeministri.

Ministri Petrovic gjithashtu ka theksuar  se pas themelimit të njësisë për të drejtat e njeriut në Komuna të reja MAPL /ja ka zhvilluar, programe trajnimi  në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP) dhe Institutit Kosovar për shërbime publike  (KIJA). 

Është realizuar faza e tetë e trajnimit për të drejtat e njeriut me zyrtarët e rinj në Komunat e reja: Graçanicë, Ranillug, Kllokot, Partesh dhe me zyrtarë tjerë në Komuna tjera: Hani i Elezit, Kamenicë, Prizren, Mitrovicë, Shtërpcë, Mamushë, Gjilan, Podujevë dhe Junik, ka shtuar Ministri  Petrovic.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors