Prishtinë, 13 mars 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezën me temë “Pakoja ligjore për transparencë komunale”, me qëllim të prezantimit të Udhëzimeve Administrative që kanë hyrë në fuqi, në dhjetor të vitit 2018.
Me këtë rast, para të pranishmëve, u theksua se qëllimi kryesor i ndryshimit dhe plotësimit të këtyre Udhëzimeve Administrative është rritja dhe fuqizimi i transparencës në Komuna.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin: përfaqësues nga MAPL, OSBE, Asociacioni i Komunave të Kosovës, zyrtarë për informim të komunave dhe zyrtarë të sekretarive të kuvendeve të komunve nga komunat e regjionit të Prishtinës.
Tryeza e radhës do të mbahet me zyrtarët e komunave të regjionit të Prizrenit me 14 mars 2019.