Prishtinë, 9 Mars 2012
Në vazhdën e aktiviteteve të forcimit të qeverisjes lokalë në Kosovë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, prezantoi sot Raportin e Vlerësimit të kapaciteteve të Komunave për vitin 2011 që përmban të dhëna dhe informata mbi nivelin e kapaciteteve të komunave për fushat e kompetencave të tyre.
Zëvendëskryeministër i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se qëllimi kryesor i këtij vlerësimi është : Identifikimi i burimeve dhe i dobësive të kapaciteteve në komuna, Identifikimi i vlerave pozitive dhe nevojave për ngritjen e kapaciteteve në komuna si dhe ofrimi i një ndihme të bashkërenduar e të qëndrueshme në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve.
“Qëllimi i MAPL-së është zhvillimi sa më profesional i kapaciteteve,në ofrimin e shërbimeve sa më efikase,funksionale dhe transparente” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë fjalimit të tij.
Zhvillimi i kapaciteteve është njëri prej elementeve kryesore për të përmbushur me sukses reformën e pushteti lokal ndërsa, duke përfunduar, theksoi z. Petrovic duke rikonfirmuar se MAPL do të vazhdojë punën e vet, në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale, në mënyrë që komunat të jenë efikase dhe shërbimet e tyre të jenë sa më cilësore.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se MAPL do ti ndihmoj komunat në dy dimensione kryesore: nëpërmjet ofrimit të trajnimeve të burimeve njerëzore, ngritjen dhe zhvillimin e shkallës së kompetencës së tyre profesionale, dhe nëpërmjet financimit të projekteve të ndryshme të investimeve kapitale me qëllim të krijimit të një jete sa më të mirë të qytetarëve të komunave .
Të dhënat e detajuara të raportit u prezantuan nga Drejtoreshë e Departamentit për Vetëqeverisje Lokale, Znj. Rozafa Ukimeraj që përfshijnë fushën e Administratës, Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport , Bujqësi, Pylltar dhe Zhvillim Rural , Ekonomi, Planifikim dhe Zhvillim, Financa dhe buxhet , Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , Shërbime Publike, Urbanizëm dhe të Drejtat e Njeriut
Rekomandimet e prezantuara nga znj. Ukimeraj ishin se komunat kanë arritur të ndërtojnë dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre të nivelit të mesëm për të zbatuar kompetencat e tyre vetanake të deleguara dhe të bartura dhe se menaxhimi i burimeve njerëzore zyrtarisht bëhet në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimet profesionale.
Po ashtu njëra nga rekomandimet ishte se Menaxhimi i burimeve njerëzore zyrtarisht bëhet në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimet profesionale.