Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizoni për Ngritje të Kapaciteteve në MAPL, do… Prishtinë, 20 qershor 2011
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizoni për Ngritje të Kapaciteteve në MAPL, do të prezantoi Strategjinë për Ngritjen e Kapaciteteve në Komuna.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic tha se Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të reformimit të vetëqeverisjes lokale dhe në përputhje me vlerat më të përparuara të demokracisë perëndimoreMAPL në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse të Kosovës, ka filluar procesin e reformimit të vetëqeverisjes lokale me qëllim që shërbimet e administratës së pushtetit lokal të jenë sa më cilësore ndaj qytetarëve të Kosovës.
"Pjesëmarrja e qytetarëve në punën e komunës dhe ushtrimi i të drejtave civile është thelbësor dhe pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në hartimin e të ardhmes së tyre nuk ka asnjë qëllim të ekzistencës së komunës” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së z. Slobodan Petrovic.
z. Slobodan Petrovic tha se Administrata moderne nënkupton përfshirjen e individëve të aftë dhe të kualifikuar në punën e komunave dhe kjo nuk është e lidhur vetëm për një vend të punës, ajo duhet të jetë shumë fleksibile, në mënyrë që t’i sigurojë nëpunësit civil të zhvillojë karrierën e vetë në tërë sistemin administrativ në vend dhe gjatë tërë jetës.
"MAPL luan rol të rëndësishëm në bashkërendimin e zhvillimit të kapaciteteve në mënyrë që të përmbushen nevojat e lidershipit politik të zgjedhur, menaxherëve të administratës dhe komunitetit në tërësi në secilën komunë të Kosovës” theksoi Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e ofrimit të donacioneve nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, projektet e të cilave përfshijnë fushën e ngritjes së kapaciteteve në komuna.